12 specie të reja janë zbuluar nga shkencëtarët pas 5 vitesh studim të fundit të oqeanit Atlantik.
Ekspertët nuk kishin informacion të saktë për myshqet e detit, molusqet dhe koralet në fund të oqeanit pasi kjo pjesë ka qenë e paeksploruar. Ata kanë paralajmëruar se speciet e reja të zbuluara janë nën kërcënim për shkak të ndryshimeve klimatike.
Dioksidi i karbonit i thithur e bën oqeanin më shumë acidik duke shkaktuar gërryerjen e skeleteve koralore. Shkencëtarët thanë se nuk është kurrë vonë për të mbrojtur këto lloje të veçanta dhe habitatin e tyre të rëndësishëm ku jetojnë.
Janë të paktën 12 specie të reja të regjistruara në zona që nuk njiheshin më parë.
“Ne mund të kemi harta më të mira të sipërfaqeve të Hënës dhe Marsit se sa të dyshemeve së detit. Kështu që sa herë që udhëton në oqeanin e thellë zbulon gjëra të reja, jo vetëm për speciet e veçanta, por për të gjithë ekosistemet”, tha profesori Feorge Wolff./tvklan.al