Mijëra udhëtarë vazhdojnë të hyjnë në vendin tonë për pushimet verore përmes Portit të Durrësit.
Gjatë 48 orëve të fundit, në port kanë mbërritur mbi 21 mijë pasagjerë me tetë tragete dhe 9,100 automjete.
Pavarësisht numrit të madh të lëvizjeve, nuk janë shënuar radhë të gjata, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve.
Që prej fillimit të fluksit, nga ky port kanë kaluar në total mbi 64 mijë pasagjerë. Statistikat e autoritetit portual tregojnë se në javën e parë të muajit gusht pritet një rritje e numrit të shtetasve shqiptar e të huaj që hyjnë në vendin tonë për pushime.
Qyteti po përjeton një rritje të madhe të turistëve që vijnë për të shijuar plazhet dhe atraksionet e tij.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të siguruar një mirëpritje të ngrohtë dhe shërbime cilësore për të gjithë vizitorët.
Klan News