Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Në një postim në “Facebook”, Rama ka ndarë pamje nga ky kantier ku duket se puna vijon.
Teatri i ri në Tiranë është projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon.
Teatri do të ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor, me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb më 17 Maj 2020 për t’i çelur rrugën ndërtimit të një Teatri të ri.
/tvklan.al