Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave erdhi pasi ndaj tij në media u hodhën dyshime se ka abuzuar me fondet e Teatrit.
Pas publikimeve në media rreth Bashës, kishte reaguar edhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Në fund të muajit Dhjetor, ky dikaster vendosi ngritjen e një grupi të posaçëm që zhvilloi investigime në Teatrin Kombëtar lidhur me menaxhimin e këtij institucioni.
Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në Dhjetor të 2022 në vend të Hervin Çulit.
Ndërkohë më herët regjisori Altin Basha ka qenë administrator i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Klan News