Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar ecurinë e punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja është shprehur se i është dhënë përparësi këtij projekti që sipas planeve do të përfundojë në Maj 2026, por nuk përjashton mundësinë e një afati më të afërt nëse punimet vazhdojnë me intensitet të lartë.

Teksa u ka kërkuar banorëve të zonës mirëkuptim për punimet, Balluku thotë se kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C1 me parametra evropianë që do ju sjellë atyre zhvillim të bizneseve, si dhe një jetesë shumë më të mirë.

Belinda Balluku: Qeveria shqiptare ka marrë masat që kjo rrugë shumë e rëndësishme, si për ndarjen e një trafiku midis autostradës Tiranë-Durrës dhe kësaj rruge që shkon në kategorinë C1, si për zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të zonës që t’i jepej përparësi këtij projekti dhe ky projekt të shkojë sa më parë drejt dorëzimit që e kemi sipas planeve në Maj 2026, por që ndoshta mund të përfundojë edhe më shpejt. Ne kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës, imagjinoni se vetëm pas 1 viti, ju do të banoni në një zonë me një rrugë të kategorisë C1 me parametra evropianë dhe do të keni mundësi që të zhvilloni edhe bizneset tuaja, por edhe të keni një jetesë shumë më të mirë.


/tvklan.al