Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Edhe 90 minuta kanë mbetur për t’u mbyllur kampionati kombëtar i futbollit dhe asgjë nuk është përcaktuar, përsa i përket fitimit të titullit kampion, pasi Vllaznia ka barazuar sot pasdite në Kavajë 1-1 me Besën vendase. Ndërsa takimi që do të luhet në Peqin midis Shkumbinit dhe kampionëve të Tiranës është ndërprerë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë në qytetin e Peqinit.

Në ndeshjet e tjera të javës së parafundit, u regjistruan një numër rekord barazimesh, ku Dinamo-Beslidhja ka përfunduar në barazim 1-1, Besa-Vllaznia 1-1, Teuta-Lushnja 2-2, Flamurtari-Apolonia 2-2, Tomorri-Bylis 2-2 dhe vetëm në Korçë, Skënderbeu ka mundur Luftëtarin e Gjirokastrës 3-1. Kështu pas javës së 25-të kryeson Vllaznia me 53 pikë. Gjithashtu listën e shënuesve më të mirë të kampionatit tonë të futbollit e kryeson Indrit Fortuzi i Tiranës me 30 gola./tvklan.al