Në prag të ndeshjes çerekfinale në mbrëmje mes Holandës dhe Turqisë, një nga legjendat e tulipanëve ka një mesazh për fansat e të dyja skuadrave. Lojtari me më shumë paraqitje për “Oranje”, me 134 ndeshje, Wesley Sneijder përveçse një nga simbolet e Holandës ka kaluar dhe një pjesë të karrierës në Turqi, ku është aktivizuar me ekipin e Stambollit, Gallatasaraj.
Sneijder: Përshëndetje fans të Holandës. Jam këtu në Berlin. Përpara fansave të mrekullueshëm të “Oranje”. Sonte është ndeshja mes “Oranje” dhe Turqisë. Natyrisht që mbështes Holandën. Zemra ime është me ata. Si lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësuesen holandeze, po mbështes skuadrën sonte, por kam shumë simpati për popullin turk. Kam jetuar në Turqi për 4 vite dhe kam kaluar një kohë të mrekullueshme. Njerëz të bukur, gjithashtu i uroj ekipit turk një shumë fat sonte. Sigurisht uroj që Holanda të fitojë sonte!