Lufta ruse në Ukrainë është një prej çështjeve kryesore të diskutimit në samitin e liderëve të 7 vendeve më të industrializuara të botës, që këtë vit mikpritet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në qytetin e vogël të Fazanos në Pulia.
Mbledhja e 300 miliardë dollarëve për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën është pika kryesore e diskutimit.
Plani është që për 6 vite, Kievit t’i jepet një fond 50 miliardësh që do të sigurohet qoftë përmes kredive po ashtu edhe përmes përdorimit të aseteve të sekuestruara ruse në vendet perëndimore.
Jashtë vëmendjes nuk është as lufta izraelite në Rripin e Gazës, kriza e migracionit apo Afrika.
Gjatë 3 ditëve të samitit, Papa Françesku do të jetë i pari lider i Vatikanit që do të bëhet pjesë e punimeve dhe do të flasë për abortin dhe për Inteligjencën Artificiale, dy sfida të tjera që shqetësojnë në këtë moment njerëzimin.
Kryeministrja italiane në fjalën e saj tha se G7 nuk duhet të jetë një kështjellë e mbyllur, por një forum vlerash ku ka vend edhe për pjesëmarrës të tjerë. Për sigurinë e liderëve, qeveria italiane ka angazhuar 5 mijë policë.
Tv Klan