Arsenali nuk do të ketë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit sulmuesin Gabriel Jesus.

Braziliani ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë, një nga dëmtimet më problematike që prek futbollistët.

Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim, e më pas do të nisë rekuperimi e tij.

Gabriel Jesus u detyrua të linte fushën me barelë, pas një përplasjeje në pjesën e parë me lojtarin e Manchester United Bruno Fernandes.

Mungesa e tij është një tjetër goditje për trajnerin Mikel Arteta, i cili nuk ka të disponueshëm as sulmuesin tjetër Bukajo Saka.

Anglezi ka qenë një ndër lojtarët me më shumë paraqitje për ekipin, ndërsa tani do t’i duhet të kalojë disa kohë në infermeri.

Në 4 takimet e tij te fundit në Premier Ligë, Jesus ka realizuar tre gola, ndërsa shenoi tripletë në sfidën e Fa Cup ndaj Crystal Palace në Dhjetor.

Arteta ka në dispozicion vetëm një lojtar për repartin ofensiv.

Kai Havertz do të duhet të vazhdojë të mbajë një rol lideri në sulm, ndërsa është përballur me kritika.

Klan News