Dëmtimet janë kthyer në një problem të madh për Arsenalin. “Topçinjtë” janë një nga skuadrat më të goditura, sa i përket dëmtimeve.
Në listë së fundmi është shtuar edhe sulmuesi Gabriel Jesus. Braziliani u dëmtua në sfidën e FA Cup ndaj Manchester United. Dhimbjet e mëdha në gju, detyruan futbollistin të largohej me barelë nga fusha.
Lojtari do i nënshtrohet testeve mjekësore këtë të Martë, por në Angli raportojnë se sezoni për të mund të jetë mbyllur.
Gabriel Jesus rrezikon dëmtim ligamenti në gjurin e tij të majtë. /tvklan.al