Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka mbyllur sezonin. Braziliani dëmtoi gjurin e majtë në sfidën e FA Cup ndaj Manchester United.
Ajo që më shumë tek Arsenali i frikësoheshin, tashmë është konfirmohet. 27-vjeçari dëmtuar ligamentet dhe për këtë arsye do i nënshtrohet operacionit.
Sezoni për Gabriel Jesus është mbyllur, ndërsa Arsenali ka nisur nga puna për të gjetur një sulmues në merkaton e Janarit.
Braziliani u dëmtua ndaj Manchester United, ndërsa u largua nga fusha me barelë dhe u kuptua menjëherë që bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, i cili u konfirmua këtë të Martë. /tvklan.al