Arsenali u rikthye te fitorja në Premier League, pas dy barazimeve radhazi. “Topçinjtë” triumfuan me shifrat e thella 5-1 ndaj Crystal Palace në transfertë, në një sfidë pa shumë histori.

Dopieta e Gabriel Jesus dhe goli i Havertz, i dhanë qetësinë skuadrës së Artetës në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Martinelli e Rice, të cilët kompletuan fitoren e thellë të londinezëve.

Me këtë sukës, Arsenal mban vendin e tretë me 33 pikë, 1 më pak se Chelsea i vendit të dytë. /tvklan.al