Në natën e 4 të debutimit të saj në televizionin Klan shkolla më e famshme e talent show në Shqipëri ka përcjellë sfida të nivelit profesional si në fushën e muzikës dhe në atë të kërcimit.

Nata e mbrëmshme është cilësuar si nata me garën më të fortë ku kanë konkurruar 12 nxënës, ndër më të mirët e kësaj shkolle.

Emocione dhe dhembshuri ka ngjallur historia e Xhoaninës, vajzës shkodrane që fati e ka përplasur me sfida akoma pa ardhur në këtë botë. Divorci i prindërve, por edhe vdekja e babait janë momentet më të vështira të jetës së kësaj konkurrente që e kanë rritur përpara kohe.

Nëpërmjet Akademisë së yjeve ajo po sfidon të kaluarën e saj për të ndërtuar një të ardhme më të bukur dhe të ndërtuar mbi aftësitë e vetvetes. Producentja e këtij spektakli  zonja Zana Çela duke përcjell historinë e Xhoaninës fton në skenë dhe nënën e saj duke apeluar të gjithë politikanët shqiptarë të ndihmojnë këtë vajzë dhe nënën e saj të kenë një shtëpi si gjithë të tjerët.

Surprizë për natën e djeshme ka qenë dhe realizimi i një prej gjinive më të vështira të baletit Heer. Një prej muzikalëve më të suksesshëm amerikan ngjitet në skenën e spektaklit duke u realizuar me profesionalizëm dhe gjallëri.

Duke e ngjitur në mënyrë të padiskutueshme spektaklin në nivelet më profesionale botërore. Një sfidë që producentja dhe drejtuesja e këtij spektakli zonja Zana Çela e ka realizuar dhe me zgjedhjen e repertorit dhe zhanreve më të vështira të denja për trupat profesioniste.

E ndërsa eliminimi i Artit ka sjellë shumë emocione dhe dëshpërim të konkurrentët dhe pedagogët. Kështu u mbyll nata e mbrëmshme me emocione dhe sfida të forta për ti lënë radhën një jave plot punë e përgatitje për një repertor të ri. Të gjitha këto ju i ndiqni në emisionin e përditshëm Akademia./tvklan.al