Manastirliu: Pajisje shtesë për përballimin e fluksit
Spitali “Shefqet Ndroqi” do të rihapet sërish si Covid-2. Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në këtë spital do të trajtohen rastet e rënda në terapi intensive.
“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi i fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”.
Reanimacioni i këtij spitali është dyfishuar me kapacitetet dhe pajisjet e terapisë intensive
Sipas skenarëve të paracaktuar, nëse do të rriten shtrimet në spital do të vijohet me hapjen e spitalit COVID-3 dhe më pas është parashikuar COVID-4 në varësi të fluksit.
Tv Klan