SPAK mbylli hetimet dhe i komunikoi sot Sali Berishës akuzat dhe e mori zyrtarisht të pandehur për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Që prej Dhjetorit 2023, Sali Berisha qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por gazetarët e kronikës së zezë, Eni Ferhati dhe Glidona Daci, thanë në emisionin Opinion në Tv Klan se mund të ketë një lehtësim të masës së sigurisë ndaj Berishës për shkak se tashmë nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave pasi hetimi ka përfunduar dhe pritet të nisë gjykimi.
Gazetari Eni Ferhati: Një nga alibitë që ka përdorur SPAK për të mos zëvendësuar masën ka qenë që z.Berisha mund të ndikojë te dëshmitarët dhe të prishë provat. Në këtë moment tashmë që hetimet kanë përfunduar, mund të kemi lehtësim të pozitës proceduriale penale. Z.Berisha do jetë në një përballje me drejtësinë dhe nga ana tjetër në fushatë elektorale.
Gazetarja Glidona Daci: Në raste të tilla kur kemi funksionarë të tillë të kalibrit të z.Berisha, gjykata do t’i caktojë një masë duke ku do zhvillojë procesin pa praninë e z.Berisha dhe duke e hetuar në gjendje të lirë. Ne presim një masë të tillë.
/tvklan.al