Elvis Hoxhaj, i dënuar me 12 vite burgim për vrasje e Hermes Beqirit më 4 Nëntor 2017 në Shkodër, pretendon pafajësi dhe thotë se nuk është autori i ngjarjes.
Në një komunikim përmes Skype për emisionin Uniko në Tv Klan, Elvis Hoxhaj shprehet se është dhunuar në burgun e Burrelit, ku ndodhet aktualisht, dhe i rrezikohet jeta.
Sipas tij, autori i vrasjes së Hermes Beqirit është një person të cilit i thërrasin “Bixhi”, por thotë se nuk e di se kush është ky person. Elvisi pretendon se dëshmitarët janë manipuluar, ndërsa bën thirrje që Avokati i Popullit ta shqyrtojë çështjes e tij.
Elvis Beqiraj ka përmendur disa herë emrin “Bixhi”, personi që ai pretendon se është autor i vrasjes së Hermes Beqirit. Gazetari Spartak Koka i kërkuar që të zbardhë të gjithë emrat e personave të përfshirë në vrasje, në rast se Elvis Beqiraj është i pafajshëm siç pretendon. Në rast të kundërt, të kërkojë vetëm të drejtën e tij për keqtrajtimin në burgje dhe të mos pretendojë pafajësi nëse nuk denoncon autorët e vërtetë nëse ka të tillë.
Spartak Koka: Çfarë provash ke? Se dhe në gjykatë ke mbajtur pohues ndaj krimit, madje ke shfaqur pendesë në gjykatë duke thënë ‘kërkoj mëshirë për krimin e kryer’.
Elvis Hoxhaj: Është e vërtetë se e kam thënë atë gjë. Mua më kanë bërë presion.
Spartak Koka: Po kush pra? Zbardhi emrat e vërtetë të kësaj vrasje. Pse nuk i zbardh?
Elvis Hoxhaj: Unë nuk kam se si ta zbardh, shteti le ta gjejë vetë vrasjen se kush e ka bërë.
Spartak Koka: Në rast se nuk e ke bërë ti dhe Ditmir Arifi, ti e di se kush e ka bërë vrasjen e Hermes Beqirit?
Elvis Hoxhaj: Nuk e di se kush e ka vrarë se unë nuk jam hetues. Unë jam në burg kot. Unë ndodhem në burgun e Burrelit. Më kanë rrahur, më kanë torturuar, nuk e di pse i kanë bërë këto gjëra, i kam shkruajtur Drejtorit të Përgjithshëm, i kam shkruajtur Ministrisë së Drejtësisë, i kam thënë më çoni në burg të Shkodrës, më kanë thënë s’ke siguri. Edhe në burgun e Fushë Krujës më kanë thënë nuk ke siguri. Rojet këtu në Burrel më kanë rrahur më kanë torturuar, probleme me të dënuarit kam, me të burgosurit, më rrezikohet jeta. I kërkoj Avokates së Popullit që të merret me këtë çështje se mua më kanë rrahur. Nuk e di pse i kanë bërë këto gjëra. Unë nuk e njoh familjen e viktimës. Ju ngrej ngushëllimet nga ana ime që po përmendet kjo çështje, por ju kërkoj falje se jam akuzuar unë për këtë vepër penale, por jam akuzuar për një gjë që nuk e kam bërë dhe as nuk kam lidhje me vrasjen e Hermes Beqirit. Ata e dinë shumë mirë se unë nuk kam qenë aty fare.
Elvis Hoxhaj: Dëshmitarët kanë dalë e ka thënë është Bixhi. Po kush është Bixhi?
Spartak Koka: Po pse s’e gjen ti kush është Bixhi?
Elvis Hoxhaj: Unë nuk e di se kush është Bixhi, nuk e kam dëgjuar këtë emër në jetën time. Me dëshmitarët unë nuk kam punë, i kam lënë Zotit. Merret Zoti me ata.
Spartak Koka: Pse dëshmitarët duhet të të fajësojnë ty dhe jo dikë tjetër?
Elvis Hoxhaj: Dëshmitarët janë të paguar, diçka është bërë, është luajtur një intrigë e madhe aty.
Spartak Koka: Çfarë kërkon sot Elvis?
Elvis Hoxhaj: Unë i kërkoj Avokatit të Popullit të merret me këtë çështje se më kanë rrahur, më kanë dhunuar. Unë kërkoj drejtësi deri në fund. Më kanë rrahur, më kanë dhunuar në burgun e Burrelit, kam qenë edhe në burg në Lezhë, edhe në Fushë Krujë, edhe në Fier. Unë kërkoj urdhër-mbrojtje, kërkoj siguri se më rrezikohet jeta me anë të policëve, me anë të të dënuarve.
Spartak Koka: Përse je zhvendosur në gjithë këto burgje? Ke qenë kaq problematik?
Elvis Hoxhaj: Jo jo nuk kam qenë problematik, por mua në burgun e Lezhës më kanë sjellë njërin që kam pasur pak probleme jashtë, më kanë hapur probleme edhe atje në burgun e Fushë-Krujës. Më kanë thënë në burgun e Shkodrës të rrezikohet jeta, në Fushë Krujë të rrezikohet jeta, këtu më rrezikohet jeta. Unë kërkoj të rri në dhomë vetëm. Dua të shkoj në një burg që mos më rrezikohet jeta.
Spartak Koka: Pak më parë patëm një intervistë në studio dhe babain tënd. Gjithsesi unë të këshilloj ty dhe prindërit e tu, në rast se ju e dini se kush është i përfshirë në këtë vrasje dhe nuk e thoni, atëherë mos e kërkoni drejtësinë për sa kohë keni frikë për të marrë drejtësi. Në rast se jeni të përfshirë në këtë vrasje drejtpërdrejt ju, në vrasjen e Hermes Beqirit, atëherë duhet të dilni? Mos dilni më në media për të kërkuar drejtësi. Ose jepini drejtësisë emrat e vërtetë dhe provat e vërteta të shkojmë tek autori i vërtetë i vrasjes së Hermes Beqirit, ose në të kundërt qëndroni aty dhe merruni vetëm me pjesën e trajtimit tuaj në burgun e Burrelit në raport me të drejtat themelore të njeriut.
Elvis Hoxhaj: Unë kam lidhje me vrasjen e Hermes Beqirit, unë nuk jam autori. Unë nuk e di se kush është autori. /tvklan.al