Në emisionin “Kampionët” në TV Klan është i ftuar dhe futbollisti I Kombëtares Elseid Hysaj. Mbrojtësi veteran, me kuqezinjtë prej 11 vitesh, ishte në qëndër të vëmendjes së këtij europiani për momentin e golit të Barella-s në ndeshjen hapëse ndaj Italisë. Pati shumë akuza për Hysajn, i cili reagoi në rrjete sociale duke kërkuar ndjesë.

Gazetari Glend Tafaj, që ka ndjekur Kombëtaren në Gjermani, tha gjatë disktutimit se Hysaj nuk duhet të kërkonte ndjesë për një veprim instiktiv. Për gazetarin veprimi i Hysaj nuk mund të cilësohet gabim.

Glend Tafaj: Ajo që ndodhi, që Elsi, iu desh të kërkonte ndjesë për një veprim instiktiv, nuk duhej të ndodhte, të kërkonte ndjesë. Nuk ishte një gabim fatal, si për shembull pasimi për një lojtar kundërshtar që do të shënonte. Kjo ndodhi para ndeshjes me Kroacinë. Iu desh të bënte një kërkesë ndjese përballë një ndjeshje shumë të rëndësishme, ndaj Kroacisë. Nuk kishte nevojë. Kur ke një kombëtare që mbledh 60 mije tifozë, nga një popull i vogël si ne, shqiptarët. Këta i mbledh Kombëtarja. Kjo kombëtare mbledh shqiptarë nga e gjithë bota, që vijnë mbi të gjitha me paratë e tyre. Veç Kombëtarja e bën këtë, nuk e bën asnjë tjetër.

/tvklan.al