Jo vetëm që është vetëm 11 vjeç, por është kthyer në personazhin e ditës. Gazetari 11-vjecar, Damon Weaver që punon për median lokale, TV KC, në SHBA, ka arritur të intervistojë numrin një të Shtëpisë së Bardhë, presidentin Barak Obama. Në një intervistë kokë më kokë, ja se për çfarë është i interesuar fëmija gazetar.
Gazetari: A e keni fuqinë që ta bëni më të mirë ushqimin e drekës në shkollë?
Barack Obama: “Epo, unë mbaj mend që haja ushqimin që bënin në shkollë. Më duhet ta pranoj se ndonjëherë nuk ishte aq i mirë. Tani po mundohemi që dreka të jetë më e shëndetshme. Ajo që duam të bëjmë është të ketë më shumë fruta dhe perime.”
E si çdo fëmijë që bëjnë pyetje e që vështirë të rrinë pa folur, Damon nuk ngurron të sugjerojë.
Gazetari: “Sugjeroj që çdo ditë të kemi për drekë ushqim francez dhe mango. I dua shumë!”
Barack Obama: “Edhe mua, por nuk jam i sigurt në mund të vëmë në çdo shkollë mango”.
Dhe në fund të kësaj, ashtu siç do gazetar i njohur, 11-vjeçari nuk harron të bëjë një stand up.
Barack Obama: “Unë intervistova presidentin Obama. Ai është shumë i gjatë dhe shumë i mirë. Unë jam Davon Weaver nga Televizioni KC.”/tvklan.al