Një gazetare kineze e cila u mor me shpërthimin e koronavirusit në Wuhan rrezikon deri në 5 vite burg. Zhang Zhan, ish-avokate 37-vjeçare u mbajt në burg që prej arrestimit në Maj.
Ajo akuzohet për provokim të problemeve, një akuzë që përdoret shpesh kundër aktivistët në Kinë. Zhang nuk është gazetarja e parë, e cila është përfshirë në telashe për shkak të raportimit mbi shpërthimin e epidemisë në Wuhan.

Të paktën 3 gazetarë u zhdukën në shkurt. Një prej tyre, Li Zehua u rishfaq në Prill duke thënë se kishte bërë “karantinë”. Më vonë, doli edhe Cen Qiushi, i cili ishte vendosur nën vëzhgim nga qeveria. Ndërkohë vendndodhja e gazetarit të tretë Fang Bin nuk dihet ende.
Autoritetet kineze njihen për shtrëngesën që u bëjnë aktivistëve që duan të flasin./tvklan.al