Sonte në “Opinion” u diskutua mbi lindshmërinë në vend. Gazetarja Fjodora Fjora si nënë e një djali të vetëm, ndau disa detaje nga përvoja e saj e veçantë. Ajo u shpreh se nëse do i ishin krijuar mundësitë, do kishte bërë plot 8 fëmijë. Gazetarja veçoi edhe një fenomen që sipas saj po përhapet shumë kohëve të fundit në shoqërinë shqiptare.
-Pse kaq pesimiste ti mi Fjodora sot?
Fjodora Fjora: Unë nuk jam pesimiste, unë vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje…
–8 do bëje?
Fjodora Fjora: Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë. Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.
-Po pse nga frika e shpenzimit?
Fjodora Fjora: Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?!
/tvklan.al