Deputetët demokratë do të vazhdojnë të demokratizojnë realisht partinë me këtë emër. Kështu është shprehur sot Genc Pollo duke nënvizuar lëvizjen e organizuar të grupit të njohur tashmë në oponencë të alternativës aktuale të Partisë Demokratike.
Genc Pollo: Deputetët demokratë do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për demokratizimin e jetës jo vetëm në grupin parlamentar por dhe në PD. Kjo është detyrë që i përket të tërëve dhe përpjekjet për ta imponuar me porosi apo me shkresë kryetarin e grupit pa një procedure demokratike nuk mund të quhen të pranueshme. Besoj që kjo do t’i nënshtrohet një debati normal dhe hapat konkrete do merren me date 18.
Gazetarja: Sa shanse keni për të kontestuar drejtuesit e rinj të grupit parlamentar?
Genc Pollo: Përpjekja nuk është për të kontestuar një person të caktuar që është anëtar i grupit parlamentar. Përpjekja është për të përcaktuar disa norma dhe standarte që do respektohen dhe jo të ndryshohen gjatë natës dhe të thuhet jemi para një situate të re. Kur ajo ishte diskutuar për javë të tëra, ishte rënë dakort dhe pastaj menjëherë me dijeninë e vetëm dy tre vetëve thuhet që jo është ndryshuar. Kështu mund të ndryshojë gjithçka. Domethënë njerëz që bëjnë të tillë gjë nesër në Qeveri nuk japin garanci që zbatojnë ligjet që janë shkruar. Pretendojnë t’i ndryshojnë dhe ato t’i paraqesin ndryshe, sipas deshirës dhe interesit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego