Ditën e sotme a qenë seanca e rradhës për dosjen “Gërdeci” në Gjykatën e Posaçme. Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daçi edhe në këtë seancë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vijoi të kundërshtojë gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që do duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec.

Sakaq seanca u ndërpre me kërkesë të prokurorëve të çështjes, që duhet të ishin në dy procese të tjera. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur më 18 Mars, ora 12:00.

Në dalje nga Gjykata e Posaçme Mediu është shprehur se do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin në të gjithë aspektin e vetë sepse nuk ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit.

“Unë do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin në të gjithë aspektin e vetë sepse nuk ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit dhe nuk të bëjë gjithashtu me ato që janë detyrat funksionale të ministrit të Mbrojtjes, por në seancat më tej unë do të eci përgjigje më përgjigje për të bërë komentet e mia rreth çështjes. Unë sot bëra një parashtrim të përgjithshëm që akuza nuk qëndron sepse neni 148 kërkon shkelje të ligjit apo akte ligjore që kanë fuqinë e ligjit, gjë e cila juk është pasqyruar në asnjë moment nga ana e prokurorisë për detyrat apo funksionet dhe përgjegjësitë ligjore që ka ministri”, shprehet Mediu.

Kujtojmë se SPAK thotë se Mediu shpërdoroi detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjell avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin. Vetë ish-ministri i ka mohuar të gjitha akuzat./tvklan.al