Është përcaktuar këtë të hënë gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Shorti ka zgjedhur gjyqtarin Engert Pëllumbi.

Ankimim në Apel kanë bërë edhe biznesmenët Elman Abule, Meriman Palushi, Gentian Sula dhe Shkëlqim Fusha.

Kujtojmë se Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie. Kjo kërkesë u bë edhe në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ku u propozua dhe vendosja e një garancie pasurore, por gjykata nuk e pranoi atë dhe e la në arrest me burg.

Sipas SPAK kryebashkiaku ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”  të kryer në bashkëpunim në të paktën 9 raste dhe pastrim parash.

Krahas Veliajt në akuzë është vendosur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën GJKKO, ndryshoi masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”./tvklan.al