Gerti Bogdani: “Nga selia e Partisë Socialiste vjen deklarata e radhës, e cila nxjerr në pah fobitë e kryetarit të saj ndaj kompjuterëve dhe përdorimit të internetit. Duket qartë se tre janë fobi të forta të zotit Rama, rruga Durrës-Kukës-Morinë, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe padiskutim mosha digjitale. Deklarata kundër moshës digjitale shprehet se optimizmi është demagogji. Ndonëse në vetvete kjo është një kundërshti logjike optimizmi i kësaj qeverie është padiskutim shumë më pozitiv se fryma negative që rrezaton selia rozë. Shqipëria në vitin 2005 renditej e fundit në botë për përdorimin e internetit me rreth 4.7%. Sot kjo shifër është në vlerat 15% dhe Shqipëria renditet e para në botë përsa i përket ritmit të rritjes së përdorimit të internetit. Sot në Shqipëri po aplikohen me sukses dhe po hapen me shpejtësi kabinetet e informatikës në shkolla, regjistrimi online i bizneseve, regjistri online i penaliteteve, taksat online, prokurimi publik online dhe së fundi zyrat e Gjendjes Civile elektronike me arritjen më të re, atë të certifikatave digjitale.”/tvklan.al