“Gëzuar ditëlindjen David Beckham. Ti je gjithçka për ne. Të duam kaq shumë. Puthje”.

Kështu ka zgjedhur ta urojë për ditëlindje Victoria Beckham bashkëshortin e saj, i cili mbush 44-vjeç.

Bashkëngjitur me postimin ishte dhe një foto e duarve të çiftit, ku bie në sy tatuazhi i David dhe unaza e kushtueshme e Victorias.

Gjithashtu përmes videove stilistja zbuloi dhe zbukurimet që kishin bërë në shtëpi së bashku me fëmijët. Edhe një herë tjetër, çifti hedh poshtë thashethemet se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Klan Plus