Në daljet publike apo selfie, thuajse gjithmonë kemi vënë re që Victoria Beckham ruan të njëjtin portret. Shpesh e kanë cilësuar njeri pa shprehi fytyre, por ja që “misteri” u zgjidh më në fund.








Ish-anëtarja e “Spice Girls” është shprehur në një intervistë për ‘New York Times’ se si i ka menaxhuar ndër vite kritikat për mënyrën si pozonte.
“Nuk më intereson nëse më komentojnë. Ndihem krenare për gjithçka kam arritur”, u shpreh ajo, teksa si rrallëherë buzëqeshi. “Kam vite që nuk buzëqesh në foto, padyshim është shenjë pasigurie…”, shtoi ajo.
Por duket se këtë kompleksitet e ka kapërcyer tani që ka mbushur 50 vjeç. Ajo ka realizuar një set fotosh me David Beckham, që u bë viral në rrjet. Ata risollën ditën e dasmës së tyre, në formën më të bukur…Sidomos me buzëqeshjen e Victoria-s!
/tvklan.al