David Beckham nga Davos ka folur për karrierën dhe bashkëshorten e tij Victoria Beckham.

Në një rrëfim të gjatë për prezantuesen Sara Eisen, Beckham tha se seriali rreth Spice Girl, i sjellë nga stilistja Victoria Beckham, tregon se sa shumë punë bën ajo me markën e saj me emër.

“Nuk kam takuar kurrë një grua më punëtore se gruaja ime dhe dua ta them këtë. Dua të tregoj gjithçka për dizajnin e saj. Çfarë bën ajo jashtë. Të gjitha vendimet që ajo merr. Dhe kjo është mënyra e vetme për ta bërë atë”, tha David Beckham.

Seriali do të transmetohet në Netflix, ashtu si mini-seriali i tij “Beckham” në 2023.

“Do të realizohet nga kompania jonë e prodhimit dhe do të jetë në Netflix. Deri më tani, mendoj se po shkon shkëlqyeshëm dhe thjesht do të nxjerrë në pah se sa shumë punon. Njerëzit do të habiten të gjithë. Si arrin ajo të kryejë kaq shumë punë njëkohësisht, diçka që unë nuk mund ta bëj dot”, tha Beckham.

Ish-futbollisti, gjithashtu edhe ambasador i Vullnetit të mirë të UNICEF, u nderua për punën e tij filantropike në Forumin Ekonomik Botëror.

Beckham tha se fokusi i tij do të jetë në fuqizimin e vajzave të reja.

“Dua të fokusohem në vitet e ardhshme tek kjo çështje, tek fuqizimi i vajzave adoleshente. Të arrijnë të jetojnë falë aftësive të tyre dhe të shfaqin të gjithë potencialin që kanë.  Ato duhet të kenë të drejtën dhe të njëjtën akses si djemtë. Duhet ta theksoj që kjo nuk do të thotë se heq dorë nga mbështetja për djemtë, por fokusi im kryesor janë vazjat. Kur fuqizon një vajzë, e ngre shumë lart atë. Ajo fuqizon familjen e saj, komunitetin, proces zinxhir. Kjo është e mirë për të gjithë, për botën, këtu duhet të kontribuojmë të gjithë”, tha Beckham.

Ai thotë se vajza e tij duhet të ketë të njëjta mundësi si vëllezërit e saj.

“Jam me fat që jam baba i tre djemve dhe një vajze të bukur. Dua që vajza ime Harper të ketë të njëjtat mundësi si vëllezërit e saj. Të jesh vajzë nuk duhet të përcaktojë se çfarë mund të bësh, ku mund të shkosh dhe kush mund të bëhesh. 600 milionë vajzat adoleshente të sotme janë brezi më i madh i liderëve dhe novatorëve të ardhshëm që bota ka njohur ndonjëherë. Çfarë perspektive nëse mbështesim zhvillimin e tyre.”, tha David Beckham.

Familja Beckham kanë një marrëdhënie të veçantë me familjen mbretërore. Beckham foli gjithashtu për bashkëpunimin me Princin William dhe shoqatën bamirëse Ambulanca Ajrore e Londrës që përdor helikopterët e saj për të ndhmuar të plagosurit rëndë në kryeqytetin anglez.

Vitin e kaluar Beckham ka qenë gjithashtu ambasador i Fondacionit të Mbretit.  

“Gjithmonë emocionohem kur flas për çdo angazhim që kam me familjen mbretërore. Unë u rrita në një familje që adhuronte dhe donte gjithçka që vinte nga familja mbretërore. Ju e dini, gjatë viteve, unë kam bërë shumë me Princin e Uellsit dhe kam qenë gjithmonë aty sa herë që ai më kërkonte të përfshihesha nw nisma,  qofshin veteranët, apo ato te Shërbimit te Ambulancës Ajrore në Londër, për të cilin kemi mbledhur fonde, për të marrë helikopterë të rinj. Sa herë që Princi i Uellsit më dërgon një mesazh dhe më thotë, ‘Kam nevojë që ta bësh këtë ose të jesh atje’, është gjithmonë një PO”, tha Beckham.

Ish futbollisti thotë se ndihet krenar kur i bashkohet nismave të inciuara nga familja mbretërore.

“Kur mbreti më kërkoi të isha pjesë e fondacionit të tij, unë u ndjeva shumë i privilegjuar. I telefonova mamasë sime menjëherë dhe i thashë: “Nuk do ta besosh atë që sapo më kërkuan të bëj”. Mamaja ime gjithmonë shpërthen në lot, sepse është shumë krenare për atë që kam bërë gjatë karrierës sime. Por ajo e di gjithashtu se edhe se gjyshërit e mi do të ishin krenarë që unë jam i tillë, kam luajtur një rol kaq të rëndësishëm brenda familjes mbretërore dhe bamirësive që ata bëjnë”, tha Beckham.

Pasi fitoi trofe të shumtë gjatë kohës së tij, Beckham është kthyer në pronar klubi, duke sjellë ndeshje të mëdha në Miami, përfshirë superyllin argjentinas Messi.

“Amerika është Amerika. E thjeshtë. Është një vend i fuqishëm. Është një nga mundësitë më të mëdha. Kur unë u transferova, e dija që doja ta jetoja në Amerikë në një moment. Tani ulem në karrigen time në atë stadium, Leo ecën në fushë dhe jam shumë krenar për këtë”, tha Beckham.

Arritjet dhe sukseset e tij , 49-vjecari David Beckham i ndau në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Klan News