Edhe pas 25 vitesh së bashku pasioni mes David dhe Victoria Beckham nuk është shuar ende. Këtë e vërteton lëvizja e ish-yllit të “Spice Girls” që nuk ka qëndruar indiferente ndaj paraqitjes së ish-futbollistit për reklamën e re të Hugo Boss.

Ajo admiroi fizikun e jashtëzakonshëm të bashkëshortit të saj  dhe e mbështeti publikisht duke e ndarë videon edhe në rrjetet e saj sociale.

Jo vetëm kaq po ajo postoi një foto të tij ku shkroi thjesht: “Bossi im”.

Indiferentë ndaj fushatës së re nuk qëndruan as fansat e David Beckham të cilët e komplimentuan për fizikun dhe faktin që mosha për të është vetëm numër.

David Beckham është zgjedhur për të qënë imazhi i fushatës së re reklamuese të veshjeve të brendshme.

Hugo Boss ka lancuar koleksionin e fundit të veshjeve për të brendshme të titulluar Boss One dhe kush më mirë se David Beckham mund ti reklamonte ato.

Klan News