Dimitrov: Negociatat duhet të hapen sa më parë
Gjatë dorëzimit zyrtar në duart e autoriteteve të vendit të raportit të njëzetë në radhë të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt standardeve të BE-së, edhe njëherë është theksuar se negociatat aderuese duhet të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, deri në fund të vitit.
Në qoftë se bllokada bullgare vazhdon, qëllimet nuk do të ndryshojnë, vazhdimi i reformave dhe kërkimi i mënyrës për fillim të procesit negociues, deklaroi euroambasadori Dejvid Gir në konferencën e përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin Nikola Dimitrov.
Me notën 3,02 Komisioni Evropian në raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut në arritjen e standardeve të BE-së, për të 13-ën herë nga viti 2009 e këndej e kulifikon vendin sit ë përgatitur për hapjen e negociatave aderuese. Pa përgjigje konkrete në pyetjen “çfarë më tej” që të mbahen premtimi nga Brukseli, në kushte të bllokadës nga Bullgaria. Vazhdon rekomandimi konstant “vazhdoni me reformat”.
“Këto reforma në masë të madhe janë në interes të qytetarëve dhe sigurojnë prosperitet, siguri dhe përgjegjësi demokratike, diçka që e dëshirojnë njerëzit. Çfarë më tej? Mesazhet e lidërve të BE-së në Bërdo kanë qenë shumë të qarta, e ardhmja e këtij vendi dhe e Ballkanit Perëndimor është në BE. Ne, BE, vendet anëtare, Komisioni dhe të tjerët duhet t’i dyfishojnë përpjekjet që ta zgjidhim këtë çështje sa është e mundur më shpejt që të fillojlnë negociatat. Kjo lidhet edhe me kontaktet që ekzistojnë në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.
Gir shpresat e veta për fillim të negociatave aderuese i ka lokalizuar “deri në fund të vitit”. Në qoftë se kjo sërish nuk ndodh, Zv/Kryeministri Nikola Dimitrov është më i përmbajtur.
“Në realitet, mendoj ajo dritare është fundi i këtij viti, vetë fillimi i vitit të ardhshëm. Ndoshta në qoftë nuk ka sukses me kryesimin slloven, mund të ketë hapësirë të vogël me kryesimin francez të radhës”.
Dimitrov edhe sot paralajmëroi se do të jetë e vështirë të mbahet vullneti për reformat rreth negociatave aderuese, në qoftë se negociatat aderuese edhe më tej anulohen. Në mënyrë plotësuese, kjo do ta lëkundë edhe besimin e BE-së në gjithë rajonin dhe për këtë arsye thekson se është koha për përgjegjësi. Ai edhe një herë i hodhi poshtë pohimet e deputetëve bullgarë në Parlamentin Evropian se në vend shkilen të drejtat e qytetarëve që deklarohen si bullgarë.
Tv Klan