Me anë të një deklarate nënkryetari demokrat i parlamentit ka dhënë versionin e tij për protestën e së hënës ku ai humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital. Numri dy i demokratëve pretendon se policët nuk mund të shtynin në atë mënyrë pa një urdhër politik!

Policia e kryeqyetit ka mohuar pretendimet e tij me anë të një deklarate që për Gjemarkajn është dizinformuese.

Agron Gjekmarkaj: Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy tre oficerëve të policisë me zellin e tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputetët e opozitës në vitin 1946. U dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument  dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë mënyrë pa një urdhër politik!

Gjekmarkaj jep detaje sesi jo vetem ai, por edhe shoqëruesi i tij u dhunua nga policia.

Agron Gjekmarkaj: Nuk kam sulmuar asnjëherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogël bashkë me shoqëruesin tim , punonjës i gardës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh ! Ju thashë mos më prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Më shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen e edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur mua gati në ajër! Më tërhoqi shoqëruesi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha përmes policëve teksa ndieja frymarrjen që po me ngadalësohej! Sapo dola nga turma e policëve duke më tërhequr të tjerët humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shëndetin por si pasojë e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por më detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtëpi, por në spital!

Gjekmarkaj ka lënë spitalin e QSUT-së në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte duke falenderuar mjekët dhe përkrahësit e tij.

Klan News