Një ditë pas protestës të zhvilluar në pesë akse kryesore të Tiranës, kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuara akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit për dhunim e demokratit Agron Gjekmarkaj.
Nga selia blu, kryedemokrati theksoi se dhuna e ushtruar ndaj nënkryetarit të Kuvendit, njëherësh dhe nën kryetar i PD ka qenë e porositur nga kreu i qeverisë.
Sali Berisha: Narkoshteti mbrëmë përdori narkopolicinë me uniformë për të goditur deputetin, nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital. Për të tërhequr zvarrë protestues paqësorë që po zhvillonin revoltën e tyre të paralajmëruar.
Duke e cilësuar mosbindjen civile si të suksesshme, Berisha shprehet i bindur se së shpejti do të ngrihet edhe qeveria teknike.
Sali Berisha: Së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare.
Thotë se mosbindja civile do të ndihmojë edhe fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.
Sali Berisha: PD në këtë përpjekje, me 11 Maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri.
Edhe pse kryetari i PD deklaron se opozita do të zhvillojë aksione në të gjitha format për largimin e qeverisë “Rama”, ende nuk ka një datë konkrete për protestën e radhës.
Klan News