Pas 3 ditësh kërkimesh intensive gjenden të gjithë anëtarët e familjes Arrazi që u hodhën në lumë. Nëna Alma Arrazi dhe djali i saj 3-vjecar u gjetën nga polumbarët këtë të martë.

Trupi i pajetë i djalit të vogël u pikas në afërsi të fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit. Trupi u gjet në një zonë me shkurre rreth 500 m larg nga vendi ku të hënën u gjet motra e tij 8-vjeçare. Rreth 3 orë më pas u arrit që të gjendej edhe trupi i pajetë i 39- vjeçares. Ajo ndodhej në vendin e quajtur shkalla e Belnit në afërsi të fshatit Pemtar.

Kërkimet nisën mbrëmjen e së shtunës kur një peshkatar i zonës gjeti trupin e pajetë të vajzës 9-vjeçare të familjes. Në operacion u përfshinë edhe polumbarë, forcat RENEA dhe forcat e ushtrisë ndërsa kërkimet u shtrinë gjatë këtyre ditëve edhe në territorin e Malit të Zi

Ndërkohë në shkollën Ndre Mjeda në Shkodër mësimi nisi i trishtë. Nxënës të klasës ku mësonin dy motrat shkuan në ambientet e shkollës me lule. Ata shprehën trishtim për ngjarjen ndërsa keqardhjen shprehën edhe prindër.

Ndërkohë familjarë të 31-vjeçarit Erdgys Arrazi kanë mohuar që ai të ketë qenë i dhunshëm dhe të ketë keqtrajtuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij. 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe fëmijët e saj u hodhën në lumë nga ura e vjetër në Bunë si pasojë e dhunës së ushtruar nga 31-vjeçari.

Klan News