Në ambientet e jashtme të banesës së 72-vjeçarit me iniciale I.I. ka shpërthyer lëndë e vogël plasëse. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:45 në Laknas.
Si pasojë, ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar një pemë ulliri). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al