Vetëm 10 minuta larg Lezhës ndodhet plazhi i Vainit ende i pa shfrytëzuar, me një peizazh fantastik dhe ujin e pastër.
“Mes rrjedhjes së Drinit dhe Matit, Vaini vijon të jetë ende një plazh i virgjër, e rrethuar nga lagunat Kune Vain dhe Tale kjo zonë ofron mundësi të shumta për të eksploruar natyrën.”
Pushuesit, janë kryesisht banorë të zonave përreth të cilët e frekuentojnë këtë plazh për veçantinë si vendpushim për familjarë e me hapësira të mëdha publike.
“I pastër, shumë i lezetshëm, i përshtatshëm edhe për familjarë. Është zonë më hapësira të lira, ka rërë kurative…”
“Për qetësi, edhe pastërti, edhe plazhi i pashfrytëzuar..”
Distanca e shkurtër që ka me qytetin e Lezhës, rruga e rikonstruktuar dhe mungesa e trafikut, e bëjnë edhe më tërheqës këtë plazh.
“Këtu rruga nuk ishte e keqe…”
Plazhi i Vainit në Lezhë, që shtrihet mes plazhit të Kunës dhe të Tales, me qetësinë që të ofron dhe hapësirën e bollshme për plazh publik, ka shtuar interesin e pushuesve, numri i të cilëve sa vjen dhe po rritet.
Tv Klan