Trupi i pajetë i një vajze të re u gjet i futur në një valixhe të hedhur në një kosh plehrash. Ngjarja tronditëse ndodhi në Ukrainë, ku policia ka nisur hetimet për vrasje.

Daria Bilous ishte vetëm 19-vjeçe dhe u gjet e përthyer në valixhe, ndërsa mbante veshur vetëm recipeta dhe xhinse. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, dëshmitarë thanë se kishin parë 5 meshkuj, të cilët e kishin braktisur valixhen në koshin e plehrave, përpara se të zhdukeshin.

Ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se studentja kishte vdekur nga mbytja. Ajo gjithashtu kishte shenja dhune në qafë të kryera nga goditja me një send të fortë.

Valixhja me trupin e studentes u gjet nga një endacak, ndërsa banorët e zonës njoftuan policinë. 19-vjeçarja kishte festuar Vitin e Ri në Kiev dhe ishte rikthyer në Dniprop, në Ukrainën qendrore, ku studionte, më 3 Janar. Shkaqet dhe autorët e vrasjes së saj mbeten mister.

/tvklan.al