Berat Gjimshiti ka qenë futbollisti me paraqitjet më të mira gjatë muajit Shkurt në Serie A.

Faqja e njohur statistikore WhoScored përveçse e ka përfshirë në formacionin ideal, i ka vendosur edhe notën më të lartë mbrojtësit shqiptar të Atalanta.

Në 4 ndeshjet që Gjimshiti ka zhvilluar në kampionat muajin e kaluar është vlerësuar me notën mesatare 7.89.

Qendërmbrojtësi nuk ka menduar vetëm për të penguar kundërshtarët të realizojnë, por ka shënuar gol ndaj Torino dhe ka dhënë 2 asiste, me Verona dhe Empoli.

Berat Gjimshiti është aktivizuar në 24 takime me Atalanta në këtë sezon të Serie A ku skuadra bergamaske synon të jetë pjesë e zonës Champions.

Tv Klan