Ndonëse jo një qytet bregdetar turistët e kanë Gjirokastrën ndër zgjedhjet e para në vendin tonë. Sipas operatorëve turistikë numri është i lartë edhe për muajt e vjeshtës. Gati 80% e njësive akomoduese janë të prenontuara.
Hysen Kodra, administrator hoteli: Ne kemi pasur rezervime nga grupet, gati 60% i kemi pasur me grupe dhe gati 20% ka fluks turizmi me individë.
Turistët janë nga shtete të ndryshme të Europës, ndërsa shumë prej tyre janë vizitorë që vendosin të kthehen sërish në “qytetin e gurtë”.
Hysen Kodra, administrator hoteli: Ka emigrantë, por shumica janë turistë të huaj, francezë, gjermanë, holandezë dhe italianë. Gati 2% e turistëve janë që kthehen çdo vit.
Operatorët turistikë janë të kënaqur me ecurinë e sezonit pasi sipas tyre ka një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. Nisur nga ecuria e mirë e turizmit në “qytetin e gurtë” këtë vit janë shtuar edhe njësitë akomoduese për të përballuar fluksin e turistëve.
Klan News