Instagram ka mundësuar heshturazi skedulimin e mesazheve. Opsioni i ri është duke u aplikuar te përdoruesit në të gjithë botën.

Vendosja e një orari për të dërguar një mesazh do të jetë shumë e dobishme për përdoruesit dhe bizneset që duan të përcaktojnë orën e duhur për dërgimin e një mesazhi, mund të shërbejë si kujtesë për një plan në të ardhmen apo edhe një urim që doni ta dërgoni në kohën e duhur.

Si funksionon?

Mjafton të shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe përzgjidhni datën dhe orën.  Instagram lejon një afat prej 29 ditësh si më të hershmin për të skeduluar një mesazh. Pasi ta keni përfunduar procesin, do të shihni një njoftim që thotë se keni “1 mesazh të skeduluar” i  cili shfaqet deri në momentin që ai do të dërgohet.

Së fundmi, Instagram ka bërë disa ndryshime në sektorin e mesazheve si dërgimi i vendndodhjes, vendosja e pseudonimeve për veten apo personin tjetër. Gjithashtu ata që kanë llogari “creator” mund të filtrojnë kërkesat e mesazheve përmes numrit të ndjekësve, llogarive të verifikuara, bizneseve etj./tvklan.al