Poppy Delevingne pritet të bëhet nënë për herë të parë. Modelja 38 vjeçe po pret një vajzë me partnerin e saj Archie Keswick. Për mediat e huaja modelja u shpreh e gëzuar, ku shtoi se kjo është gjithçka që ajo ka dashur.

Poppy zbuloi se ishte shtatzënë gjatë “Javës së Modës” në Londër, pasi kuptoi se rrobat e saj po i rrinin më të vogla se zakonisht. Pas kësaj modelja bëri një test shtatzënie ku doli pozitive.
“Natyrisht do të kishte qenë mirë që të ndodhte kur të isha më e re. Gjithmonë mendoja se kur të isha shtatzënë do e mbaja të fshehtë, nuk do e zbuloja. Por, ja që e bëra. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur që në jetë do të vijë një vajzë”, është shprehur plot emocion 38-vjeçarja.




Poppy dhe Archie e mbajtën të fshehtë shtatzëninë për një kohë të gjatë dhe u treguan miqve dhe të afërmve të tyre gjatë muajit të katërt të shtatzënisë. Modelja në daljet e saj publike gjithmonë shprehte dëshirën e madhe për të krijuar një familje, por vitet e fundit kishte filluar të besonte se kjo gjë mund të mos ndodhte.
Romanca e çiftit u bë publike në Korrik të vitit që lamë pas. Archie është një biznesmen i suksesshëm, ai është djali i Simon Keswick, ish-drejtor i konglomeratit shumë miliardë paund të Hong Kongut Jardine Matheson dhe njëkohësisht pronar i Mandarin Oriental Hotel Group.
Familja e tyre gëzon një pasuri private prej 6.35 miliardë paund dhe zotëron një pronë prej 18,000 hektarësh./tvklan.al