Një nënë e re që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt është gjetur e vrarë dhe e gjymtuar. Policët mendojnë se ky veprim kaq makabër mund të ketë ndodhur si një “sakrificë rituale”.
Kur u gjend Ohana e vdekur, kishte të veshur vetëm një bluzë dhe pjesa tjetër e rrobave të saj ishin të gjakosura dhe një grumbull i vogël parash të shpërndara aty pranë.
Vendi ku u zbulua nëna e tre fëmijëve, në qendër të një grupi kishash të besimeve të ndryshme, ka forcuar teorinë se vdekja e saj mund të jetë rezultat i asaj që policia e ka përshkruar si një “ritual makabër”.
Zona e vogël e pyllëzuar është përdorur shpesh për shërbime lutjesh në ajër të hapur dhe vigjilje fetare.
Ish-bashkëshorti i gruas së vdekur, i cili është babai i tre fëmijëve të saj, u thirr nga policia për të identifikuar trupin e saj, sipas Daily Star.
I dashuri i ri i Ohanës është intervistuar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme, por ende policia nuk ka asnjë të dyshuar.
Një shoqe e Ohanës pohoi se e kishte parë atë brenda një makine të zezë rreth mesnatës së ditës së krimit.
Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se kishin parë një makinë të zezë në vendin e krimit rreth orës 3 të mëngjesit të së njëjtës ditë.
Policia aktualisht është në pritje të rezultateve të autopsisë për të përcaktuar llojin e armës së përdorur në vrasje. /tvklan.al