Aktorja e njohur Eliona Pitarka së shpejti do bëhet nënë e një vajze dhe këtë e lajm e ka dhënë vetëm së fundmi. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë foto me barkun e rrumbullakosur nga përditshmëria e saj.

Eliona së fundmi ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit e saj, ku ka rrëfyer më shumë për shtatzëninë, martesën dhe partnerin që është përpjekur ta mbajë larg syrit të mediave.
Ajo ka treguar se është martuar dhe ka 3 vite e gjysmë me partnerin. Lajmi i shtatzënisë i lumturoi ata pa masë dhe të dy dëshironin që të kishin një vajzë.

Aktorja ka hedhur foton e parë me bashkëshortin në rrjetet sociale, ku deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë identitetin e tij. Në mbishkrimin e fotos bardh e zi, ku shihet Eliona me barkun e rrumbullakosur dhe partnerin të kapur për dore shkruan: Fluturat që ai më jepte u kthyen në këmbë të vogla. /tvklan.al
