UEFA ka gjobitur federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 me gjoba që në total shkojnë 1,270,000 euro për shkeljet e kryera.
Institucioni shqiptar i futbollit është penalizuar tri herë për incidentet e ndodhura në ndeshjet në Gjermani 2024.
Në total, për të gjitha këto shkelje, FSHF duhet të paguajë 171375 euro.
Anglia është gjobitur me 12,500 euro për sjellje jo korrekte gjatë himneve kombëtare dhe hedhjen e sendeve në fushë.
Ndërsa Kroacia në total do të paguajë 220,875 euro.
Shuma prej 1.27 mln eurosh është dhënë vetëm për fazën e grupeve, raporton britanikja “The Independent”.
Vetëm dy federata, Franca dhe Sllovakia nuk janë gjobitur në këtë fazë, për sjelljen e tifozëve të tyre.
Institucionet e futbollit më të gjobitura janë ato ballkanike. Edhe Serbia është penalizuar me 166,625 euro për incidentet e shkaktuara nga fansat.
15 mijë euro duhet të paguajë edhe federata gjermane, pasi ka dështuar që të ruajë fushat e futbollit.
Klan News