Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë dënoi sot presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, me një vit burg, si dhe me gjashtë vite ndalim te ushtrimit te detyrës së presidentit.
Ai u akuza se ka sfiduar vendimet e zyrtarit ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kristian Shmidt. Gjithashtu Dodik, udhëheqës i entitetit serb të Bosnjës u akuzua në vitin 2023 për nënshkrimin e ligjeve që pezullonin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ky është dënimi i Shkallës së Parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet.
Dodik që ka lidhje të ngushtë me Rusinë dhe Beogradin dhe është në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, ka deklaruar më herët se një vendim i tillë mund të çojë në shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës dhe formimin e një konfederate monetare me Serbinë fqinje.
Tv Klan