Me tre vota kundër dhe 2 pro të anëtarëve, Komisioni rregullator në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike që emigrantët në zgjedhjet e 11 Majit të votojnë me kartat e identitetit apo pasaportat biometrike të shtetit ku ato jetojnë.

Në këtë mbledhje nuk munguan as përplasjet mes 5 anëtarëve të komisionit rregullator.

“Ne autorizimin nuk e marrin verbalisht, pra nëse nuk është arritur një konsensus në nivelin politik nuk mund të kërkohet një konsensus në nivelin teknik”, tha Ilirjana Nano, Kreu i Komisionit rregullator të KQZ.

“Autorizim më të pastër se kaq nuk, pra kodi dhe aktet nënligjore. Aktet nënligjore i miratojmë ne. Komisioni Rregullator. Pikërisht kjo është autorizimi ligjor që na e ka dhënë Kuvendi”, shprehet Muharrem Çaka, anëtar i Komisionit Rregullator.

Më herët Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve regjistroi 49 parti për të marrë pjesë në zgjedhet e 11 Majit. Një nga partite që ka hasur probleme juridike është ajo e Demokratëve Euroatlantike të Lulzim Bashës, që me kryetar Endri Hasa ka dorëzuar kërkesën për regjistrim si Koalicioni Euroatlantik, duke u huazuar nga një tjetër parti.

Tv Klan