3 persona janë arrestuar në Berat, pasi sipas Prokurorisë së këtij qyteti dyshohet se kanë shitur në tregun shqiptar 10 ton mandarina me pesticide që ishin kthyer më herët nga Kroacia.

Të arrestuarit janë fermeri Elton Tafa, një pronar i pikës së grumbullimit Arben Dyli si dhe Elson Tahiraj inspektor shtetëror.

Sipas prokurorisë sasia me mandarina dyshohet se nuk është asgjësuar, por hedhur në treg.

Ndërsa familjaret e fermerit të arrestuar pretendojnë se nuk ishin në dijeni se pesticidet ishin të ndaluara.

Muajt e fundit të vitit 2024 Kroacia ktheu mbrapsht disa kamionë me mandarina për arsye të përmbajtjes së pesticideve të ndaluara në BE. Nga autoritetet vendase asokohe u tha se sasia e kthyer ishte asgjësuar.

Tv Klan