Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Vetëm tre ja ka zgjatur liria arrest në shtëpi për Elidon Kotorrin, pas ndryshimit të masës më 8 nëntor të këtij viti nga Gjykata e Lartë, për shkak të mungesës së provave. Gjykata e Apelit ka rikthyer në burg 26 vjeçarin Kotorri duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës, të 18 Korrikut 2000.
Përpara trupit Gjykues të Apelit, të kryesuar nga Ylli Minga, mbrojtësi Spartak Ngjela, ka kërkuar pafajësi për klientin e tij, për mungesë provash.
Spartak Ngjela: “Akuza kërkon të dënojë me çdo kusht të dënuarin Kotorri, por në fakt nuk ka prova për t’a provuar këtë. Akuza të cilën unë aktualisht unë aktualisht e kam në favor, nuk ka pranuar me këmbëngulje lirimin e Elidon Kotorrit, nga paraburgimi në një kohë që e kishte kaluar afatin prekluziv një vit.”
Vetë i akuzuari ka deklaruar se në qoftë se i paraqitjes qoftë edhe një provë, ai do të shkonte vullnetarisht në burg.
Elidon Kotorri: “Ku është prova mo, ku? Bjer mo provën këtu.”
Prokurori Fari Danaj, i cili deklaroi në fillim të seancës, se kërkesa e tij për dorëheqje nga kjo çështje nuk ishte pranuar nga kryeprokurori, tha se vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili e dënoi Kotorrin me burgim të përjetshëm në vitin 2000 është i bazuar në ligje e prova dhe se vendimi i Gjykatës së Lartë të 8 nëntorit 2004, që e kaloi Kotorrin në arrest shtëpie, nuk e shpalli atë të pafajshëm.
Prej 5 vjetësh, çështja Kotorri përcillet nga Gjykata e Tiranës në Apel, në Gjykatën e Lartë, ndërsa nga prokuroria akuzohet për vrasje të dyfishtë në bashkëpunim dhe vrasje të trefishtë po në bashkëpunim. Deri tani organi i akuzës nuk e ka provuar dot fajësinë e të pandehurit, ndërsa mbrojtja në këto vite ka arritur ta kthejë disa herë pas dosjen e Kotorrit./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu