Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt në emër të PD Euroatlantike për pezullimin e vendimit të 11 Qershorit të Gjykatës së Apelit, i cili dha vulën dhe logën PD së drejtuar nga Sali Berisha.
Kjo kërkesë e cila u shqyrtuar këtë të martë është depozituar bashkë me rekursin në 30 Korrik 2024 nga Enkelejd Alibeaj, i cili në atë kohë mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Euroatlantike.
Pas një beteje disa vjeçare mes demokratëve, tre muaj më parë Gjykata e Apelit vendosi që të mos pranonte një tjetër ankimim të bërë më herët nga grupi i Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e marrë në muajin mars vitit 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike të miratuara në Kuvendin Kombëtar i cili u mblodhë me firmat e anëtarëve më 11 dhjetorin e vitit 2021.
Për shkak të apelimit me firmën e Alibeajt, demokratët zhvilluan beteja të një pas njëshme në gjykata. Por, në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar, përmes një seance në dhomë këshillimore Gjykata e Lartë vendosi të detyrojë ‘Apelin’ që të zgjidhë përfundimisht se cila pjesë, ajo e Bashës apo e Berishës ka të drejtën të quhet Partia Demokratike.
E gjithë kjo sagë gjyqesh mori zgjidhje më 11 qershor të këtij viti, ndërsa këtë të martë grupi jashtë PD zyrtare ezauroi edhe mundësinë e fundit për të pezulluar vendimin që i dha vulën PD që tashmë drejtohet nga Sali Berisha.
Klan News