Kreshnik Farruku i arrestuar të premten për llogari të SPAK është lënë në masën “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme. 

Po ashtu këtë të hënë togat e zeza i kanë komunikuar masën e sigurisë dhe dy bashkëpunëtorëve të tij Julian Kollçakut dhe Maksim Ndocit, të cilët ishin arrestuar prej nëntorit 2024.  Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Nga hetimet e SPAK dhe autoriteteve italiane anëtarët e grupit kishin role të përcaktuar në aktivitetin e tyre, ku Kreshnik Farruku njohur ndryshe dhe si Kreshnik Budlla merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.

Tv Klan