35-vjeçari nuk pranon akuzat
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Selamin, i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Seanca në ngarkim të 35-vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorit që Selami të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
I riu përmes avokatit të tij mbrojtës ka mohuar përfshirjen e tij ne ekzekutimin e Malkos, mbrëmjen e 27 Gushtit, në kryeqytet. Ai është shprehur së do të japë deklarime gjatë fazës hetimore.
Sipas prokurorisë, Selmani shfaqet në kamerat e sigurisë pak minuta pas vrasjes së Malkos, teksa mblidhte bishtat e cigareve që i kishte konsumuar Blendi Teta, personi i ngarkuar për të ruajtur lëvizjet e Malkos.
Tv Klan