3 ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato do të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Posaçme i rrëzoi atyre një kërkesë për zëvendësim mase këtë të hënë.
Ata janë vënë në pranga në mars, pas një hetimi të SPAK që tregoi se si nëpërmjet një kompanie që drejtohej në hije nga Molla e Qato, ishin dhënë tendera nga institucione që drejtoheshin prej tyre.
Për të njëjtën dosje nën hetim edhe disa persona të tjerë, mes tyre zyrtarë e jo zyrtarë.
Tv Klan